Bora zbardh Saharane

Bora zbardh Saharane

48
SHPËRNDAJE

Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharës pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.

Pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra thellësi, raporton “The Sun”.

Kjo është hera e tretë në 37 vjet që qyteti Ain Sefra në Algjeri ka parë të mbuluara me dëborë dunat e rërës të shkretëtirës. Dëbora filloi të binte në orët e para të mëngjesit të së dielës. Fotografi Karim Bouchetata tha: “Ne u habitëm vërtet kur u zgjuam për të parë përsëri borën. Ajo qëndroi gjithë ditën e dielë dhe filloi të shkrihej rreth orës 17:00.

Në vitin 2016, në qytetin e njohur si “Porta e Shkretëtirës” ra më shumë borë pak pas Krishtlindjes dhe shkaktoi kaos, me pasagjerë të bllokuar në autobusë pasi rrugët u bënë të rrëshqitshme dhe të akullta.

Në Ain Sefra për herë të fundit ra dëborë më 18 shkurt 1979, kur stuhia e dëborës zgjati vetëm gjysmë ore. Ain Sefra ndodhet rreth 999 metër mbi nivelin e detit, i rrethuar nga malet Atlas. Megjithë lartësinë e saj, është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh borë në qytet, ku temperaturat në janar janë midis 6 dhe 12 gradë celsius.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.