Astronomet zbulojne 7 planete  si Toka, ku mund te kete jete

Astronomet zbulojne 7 planete  si Toka, ku mund te kete jete

43
SHPËRNDAJE

Astronomët kanë gjetur së paku shtatë planete në madhësinë e Tokës, të cilët rrotullohen rreth të njëjtit yll 40 vite dritë larg, sipas një studimi të publikuar të mërkurën në revistën Nature. Ky zvulim u shpall edhe në një konferencë shtypi në selinë e NASA-s në Uashington.

 

Ky zbulim jashtë sistemit tonë diellor është i rrallë për shkak se planetet kanë madhësi të ngjashme me Tokën dhe duke qenë të gjithë të butë, do të thotë se ata mund të kenë ujë në sipërfaqet e tyre dhe të mbajnë jetë.

 

 “Kjo është hera e parë që kaq shumë planetë të këtij lloji janë gjetur rreth të njëjtit yll”, tha Michaël Gillon, autori kryesor i studimit dhe astronom në Universitetin Liège në Belgjikë. Shtatë eksoplanetët u gjetën të gjithë në formacion të ngushtë rreth një ylli të vogël të quajtur Trappist-1. Llogaritja e masës së tyre tregon se ata janë planete shkëmborë dhe jo të gaztë si Jupiteri.

Tre planetet janë në zonën e banueshme të yllit, i njohur si Trappist-1E, f dhe g, dhe madje në sipërfaqe të tyre mund të ketë oqeane. Hulumtuesit besojnë se Trappist-1f në veçanti është kandidati më i mirë për mbështetjen e jetës. Është pak më i freskët se Toka, por mund të jetë i përshtatshëm me atmosferën e duhur dhe gazrat serë të mjaftueshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.