Asteroidi gjigand me gjeresi 5 km do te kaloje afer Tokes muajin...

Asteroidi gjigand me gjeresi 5 km do te kaloje afer Tokes muajin e ardhshem

39
SHPËRNDAJE

Sipas astronomëve rusë, një asteroid i gjerë 5 km, i quajtur 3200 Phaethon do të kalojë pranë Tokës më 17 dhjetor.

Objekti gjigand është emëruar sipas perëndisë greke Phaethon, i cili sipas legjendës pothuajse shkatërroi Tokën. Ekspertët në Universitetin Federal të Immanuel Kant Baltic në Konigsberg, Rusi, kanë publikuar një video që ndjek rrugën e Pheethon. 3200 Phaethon ka hutuar shkencëtarët, pasi ai ka tipare si të një asteroidi dhe të një komete.

Objekti, të cilin NASA e ka përshkruar më parë si një ‘asteroid potencialisht të rrezikshëm’, do të kalojë 6.4 milion milje (10.3m km) nga Toka, në terma hapësinorë një distancë relativisht e afërt. Me një gjerësi 5 kilometra, asteroidi është përafërsisht sa gjysma e madhësisë së Chicxulub, shkëmbit që zhduku dinosaurët. Ky asteroid i madh mendohet të shkaktojë shiun Geminids të meteorëve midis 13 dhe 14 dhjetorit.

Geminidet janë shiu i vetëm i meteorëve që prodhohet nga një asteroid dhe nuk është plotësisht e qartë se si ka ndodhur kjo. Në një deklaratë, universiteti shkroi: “Me sa duket, ky asteroid më parë ishte një objekt shumë më i madh, por qasjet e shumta të tij ndaj Diellit e kanë bërë atë të thërmohet në copa më të vogla që si përfundim formuan këtë shi meteorësh.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.