Arkeologu zviceran prezanton guidën e re arkeologjike të Shqipërisë

Arkeologu zviceran prezanton guidën e re arkeologjike të Shqipërisë

115
SHPËRNDAJE

“Ein Neuer Archäologieführer für Albanien -Das Making Of” (Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – Making-of) quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është Christian Zindel.


Për ditën e mbajtjes së kuvendit të saj, më 6 prill, në Zyrih shoqata “Zvicër-Shqipëri” kishte parashikuar edhe promovimin e romanit në gjuhën gjermane “Hana”, të shkrimtares së njohur shqiptare me qëndrim në Zvicër, Elvira Dones. Ajo kishte paralajmëruar edhe praninë e saj në këtë aktivitet. Albinfo.ch pati njoftuar lexuesit e vet për këtë promovim. Por pak ditë para kuvendit, shkrimtarja, për shkak të takimeve të tjerë të rëndësishëm, e ka anuluar promovimin dhe pjesëmarrjen në Zyrih.


E përballur me këtë të papritur, shoqata ka siguruar promovimin e një projekti tjetër në kuvendin e saj. Arkeologu dhe njohësi i Shqipërisë, Christian Zindel është treguar i gatshëm të ndërlidhet në këtë aktivitet dhe të prezantojë një projekt të tijin shumë interesant, njofton shoqata.


“Ein Neuer Archäologieführer für Albanien -Das Making Of” (Një guidë e re arkeologjike për Shqipërinë – Making-of) quhet projekti i cili ende nuk është shtypur si libër, botues dhe bashkautor i të cilit është edhe z. Zindel. Në promovimin e këtij projekti, arkeologu i njohur do të tregojë për konceptet, qëndrimet dhe debatet në mes të autorëve, që i kanë paraprirë shkrimit të projektit. Autorët, të cilët janë ekspertë të shquar dhe njohës të Shqipërisë me këtë rast ndjekin shtigje të reja. Kështu, ata prezantojnë, në mënyrë objektive dhe pa falsifikime ideologjike një vështrim të thelluar të vendeve e monumenteve më të rëndësishme dhe më pak të njohura të Shqipërisë, që nga Koha e Gurit e deri në vitin 1912.


Zindel do të paraqesë pamje interesante që nga pikturat në shkëmbinj nga parahistoria, deri te fotografitë nga Fototeka Marubi në shekullin 19.
Kuvendi i shoqatës mbahet të enjten, më 6 prill, me fillim në orën 19:00. Ndërsa prezantimi i projektit të z. Zindel fillon nga ora 20.30.

Vendi: Zürich, Restaurant Illyria, Herdernstrasse 56 (te Stadiumi Letzigrund)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.