Agjensia hapesinore Europiane do te ndertoje nje baze te perhershme ne Hene

Agjensia hapesinore Europiane do te ndertoje nje baze te perhershme ne Hene

42
SHPËRNDAJE

Ndërtimi i një ‘fshati’ të përhershëm në Hënë është hapi i parë drejt eksplorimit të Marsit, tha Agjencia Evropiane e Hapësirës, ndërsa planet për të arritur dhe kolonizuar Planetin e Kuq po zhvillohen me rritme të shpejta. 
  

Në një mbledhje vjetore të 4,000 ekspertëve të hapësirës globale në Adelaide, ESA tha se Hëna ishte ‘vendi i duhur për të qënë’ pasi njerëzit zgjerojnë aktivitetet ekonomike përtej orbitës së ulët të Tokës, edhe pse Marsi mbetet ‘destinacioni përfundimtar’.

 

Ne kemi jetuar në orbitën e ulët të Tokës në bordin e një stacioni hapësinor për 17 vite dhe jemi duke punuar për të realizuar misionin e parë njerëzor në Mars” : tha Piero Messina i ESA në kongres. (Orbita e ulët e Tokës është një orbitë rreth Tokës me një lartësi prej 2,000 kilometrash ose më pak, dhe një periudhë orbitale prej rreth 84 deri në 127 minuta)

Arritja dhe kolonizimi i Marsit është parë nga interesat private dhe publike si fazë tjetër në eksplorimin e kufirit përfundimtar dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e kongresit të këtij viti në Adelaide. Messina tha se qëllimi më i menjëhershëm ishte krijimi i një baze të përhershme në Hënë deri në fund të dekadës së ardhshme. Partnerët industrialë duke përfshirë arkitektët e njohur Foster + Partners u bashkuan me ESA-n për të testuar fizibilitetin e printimit 3D duke përdorur tokën hënore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.