5 shpikjet e panjohura te Edison- it

5 shpikjet e panjohura te Edison- it

89
SHPËRNDAJE

Thomas Edison është një nga shpikësit më të famshëm në histori. Ndoshta ju njihni disa nga shpikjet e tij si: llambën elektrike apo sistemin modern të energjisë elektrike, por ai ka bërë shumë më tepër gjëra të cilat ju ende nuk i njihni.

Edison gjatë jetës së tij ka grumbulluar rreth 1.093 patenta.  Puna e tij konsiderohet thelbësore për mënyrën moderne të jetesës. Më poshtë ne kemi listuar disa nga shpikjet e tij më pak të njohura, por shumë të rëndësishme. Ja cilat janë ato:

1. Regjistruesi elektrografik i votave 

Regjistruesi i votave në fakt  u krijua për herë të parë nga Thomas Edison. Duke punuar me qeverinë e SHBA-së ai u përpoq të gjente një mënyrë për të regjistruar votat në zgjedhje. Sigurisht makineria ishte primitive, por ofronte një nivel më të lartë sigurie sesa votat në letër.

Pajisja vendosej para një nënpunësi, i cili do të zgjidhte kandidatin dhe përdoruesi do të vendoste po ose jo në varësi të asaj që donte të votonte. Kështu ajo regjistronte sesa vota kishte marrë secili.

2.Modelin e parë të stilolapsit

 

Sot mund të themi se paisja me të cilën bëhen tatoo-të i atribuohet Edisonit, pasi ai patentuar paisjen e parë elektrike në botë në vitin 1876.  Kjo paisje në atë kohë do të ketë qënë përdorur në mënyrë rigoroze për kopjimin e shkresave. Makina e parë e tatuazheve është patentuar vetëm disa vjet më vonë dhe ajo besohet të jetë  bazuar në këtë dizajn të Edison.

3. Baterinë e automjeteve

Thomas Edison parashikoi se makinat një ditë do të funksionin duke përdorur energjinë elektrike, kështu që ai krijoi një mekanizëm efektiv për ruajtjen e saj. Por duke qënë se përdorimi i beznzinës u përhap shumë në fillim të shekullit të 20, ai hoqi dorë nga zhvillimi i mëtejshëm i patentës së tij.

4. Konservimi i frutave

Paisja e parë me vakum e vulosur (e mbyllur) për fruta dhe ushqime të tjera delikate është një tjetër shpikje e Thomas Edison. Frutat do të vendoseshin brenda një ene qelqi, atëherë ajri do të nxirrej jashtë dhe pjesa e hapur do të mbulohej me një kapak qelqi. Kjo ishte një nga metodat më të mira në atë kohë për të rruajtur ushqimin, e cila vazhdon të përdoret edhe sot.

5. Matësi i energjisë elektrike

Shumë njerëz e kanë konsideruar Edisonin si babain e energjisë elektrik, pasi ai shpiku sistemin modern të shpërndarjes së e pa të arsyeshme edhe krijimine një metode për matjen e përdorimit të saj. Kjo pajisje punonte duke  transferuar solucion (tretësirë) zinku midis dy qelizave elektrolitike me një ritëm konstant.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.