Anija aliene shfaqet ne 3 bazat në Antarktidë

Anija aliene shfaqet ne 3 bazat në Antarktidë

20
SHPËRNDAJE

Si Arktiku edhe Antarktika janë të famshme për UFO-t, pasi herë pas here gjatë udhëtimit në zonat e ngrira, dikush sheh diçka që nuk mund ta shpjegojë.


Por një zbulim masiv i alienëve ndodhi në vitin 1965, kur shkencëtarët dhe personeli ushtarak i Britanisë së Madhe, Kilit dhe Argjentinës dëshmuan për UFO-t e shumta pranë Antarktidës.
E gjitha filloi kur më 7 qershor 1965, kur meteorologu argjentinas Jorge Stanich vërejti në qiell një objekt të verdhë të ndritshëm në një distancë prej 2,000 metrash, i cili u zhduk pasi qëndroi në vend për disa minuta.
Sipas Stanich, objekti enigmatik kishte një diametër prej rreth 50 metrash. Stanish dëshmoi të njëjtin objekt ditës tjetër.
Vëzhgimi masiv i UFO-ve vazhdoi edhe në ditët në vijim, ndërsa objektet në qiell, u shtuan.
Më 18 qershor, një tjetër zbulim masiv ndodhi mbi bazën kiliane, po në atë ishull.
Më 3 korrik, nëntë anëtarë të së njëjtës bazë vëzhguan për 20 minuta manovrat e anijes, e cila herë pas here ndryshonte ngjyrën dhe zhvendosej në qiell me shpejtësi të lartë.
Më vonë, objekti i njëjtë u pa nga 17 vetë mbi bazën argjentinase në të njëjtin ishull në një afat kohor rreth një orë.
Më 4 korrik, një dritë e çuditshme u vërejt mbi bazën Britanike, ku shkencëtarët dhe personeli ushtarak raportonin për një dritë të kuqërremtë në qiell, e cila ishte e dukshme për rreth 20 minuta.
Pas ngjarjeve, forcat kiliane, argjentinase dhe britanike, raportuan secila në ministritë e mbrojtjes së vendit të tyre.
Sipas raportit, kur ndodhi shfaqja e UFO-ve u në qiell, në të gjitha bazat ushtarake pati çrregullime të mëdha magnetike

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.