Ekuador, 300 biçikleta elektrike në shërbim publik

Ekuador, 300 biçikleta elektrike në shërbim publik

30
SHPËRNDAJE

Në kryeqytetin e Ekuadorit, Kujto, me qellim të shmangies së kaosit në komunikacion dhe ndotjes së tepërt të ajrit qeveria lokale prezantoi programin e biçikletave elektrike. Biçikletat elektrike që do të jenë pjesë e shërbimeve publike do të hyjnë në përdorim prej datës 17 prill. Edhe pse në pamje të parë ato duken njëjtë sikurse biçikletat e rëndomta ato në fakt peshojnë 13 kilogram më shumë.

“Projekti i biçikletave elektronike do i nxisë njerëzit që t’i përdorin më shumë biçikletat publike. Edhe pse biçikleta është elektrike do ju ndihmojë të bëjnë më shumë aktivitete fizike, pasi që duhet të pedalesh vazhdimisht. Pra të ndihmon që në kohë më të shkurtër të arrish atje ku dëshiron”, u shpreh Kristina Kelat, banore e Kujto.

Sipas mediave lokale rreth 500 mijë vetura lëvizin në 24 orë për çdo ditë në qytetin prej 2.24 milion banorësh. Qeveria lokale e Kujtos ka investuar 900 mijë dollarë për projektin e biçikletave elektrike. Në përdorim për qytetarët e Kujtos do të jenë plot 300 biçikleta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.