Ekstremistet Ulin flamurine e Shqiperise në Delvinë dhe ngrenë atë të Vorio...

Ekstremistet Ulin flamurine e Shqiperise në Delvinë dhe ngrenë atë të Vorio Epirit

54
SHPËRNDAJE

Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë detyruan nxënësit dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Ky denoncim vjen nga studiuesi Arben Llalla, i cili ka publikuar edhe fotot e rastit në fjalë në faqen e tij në “Facebook”. Ai shkruan se pjesë e personave që ngritën flamurin grek ishte edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo.


Aktiviteti sipas studiuesit Llalla ishte bërë për të kujtuar terroristin grek Thimio Lolis i cili ka kryer masakra në jugun e Shqipërisë.
“Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi e cila detyrojë nxënësit e saj dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë. Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri.

Të dielën ka shoqëruar në brezin kufitar rreth 20 paraushtarak ekstremistë grekë. Çfarë po ndodh në Jugun e Shqipërisë?”, shkruan Llalla.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.