Uzina e Ballshit e ndalur,nuk dihet fati i 1000 punonjesve

Uzina e Ballshit e ndalur,nuk dihet fati i 1000 punonjesve

86
SHPËRNDAJE

Ende nuk ka nisur puna ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes duke sjelle pasoja te renda jo vetem per rreth1000 naftetaret qe po mbeten te papune, por edhe per vete uzinen.

Sipas specialisteve, nderprerja e punes dhe mos-konservimi i uzines do te sjelle pasoja te pa-riparueshme per shkak te amortizimit. Teknologet Brahim Hoxhaj dhe Haredin Nuhaj, te cilet punojne tek reparti oksigjen-azotit shprehen se jane te paqarte per te ardhmen e punes se tyre dhe theksojne se duhet te merren masa te menjehershme per tr menaxhuar situaten e krijuar.

Protestat dhe marshimi nga Fieri ne Tirane i qindra naftetareve te  KPTHN-se Ballshit dhe Rafinerise se Fierit qe administrohen nga kompania Jonian Refining & Trading Company, mundesuan vetem pagesen e muajit Nentor. Nderkohe, qe kerkesat e tjera: 15 pagat e prapambetura te viteve 2015 dhe 2016, dhenia e statusit te naftetarit dhe rinisja e punes mbeten ende te pa-plotesuara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.