Ulen cmimet e makinave rriten ato te serviseve

Ulen cmimet e makinave rriten ato te serviseve

39
SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të INSTAT shihet se çmimet e makinave në këtë vit nga muaji në muaj kanë shënuar rënie sistematike vjetore, duke shënuar 7 për qind më pak në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa shihet se çmimet e serviseve të automjeteve janë rritur me mbi 5 për qind në kete vit krahasuar me vjet.
Ekspertet e tregut pohojnë se kjo sjelle po ndikohet nga mbingopja e tregut me makina të vjetra. Pas heqjes së tarifave doganore në vitit 2012 për makinat e vjetra, makinat e përdorura me më shumë se 10 vjet kanë mbushur tregun vendas. Dhe tani pesë vite pas përdorimit të tyre brenda vendit kërkesa për servis është rritur.
Këto makina të amortizuara tentojnë të rishiten lire po brenda vendit kanë ndikuar në uljen e çmimeve të tyre.

Ndërsa për serviset të njëjtat burime pohojnë se ka dy arsye për rritjen e çmimeve. E para është formalizmi dhe kriteret e reja për licencim. Shumë prej këtyre bizneseve që më parë punonin në të zezë tashmë janë përfshirë në skemën e tatimeve. Formalizmi ka rritur pagesat për sigurime dhe taksat per pushtetin lokal dhe për pasojë janë reflektuar në çmime më të larta. Arsyeja e dytë lidhet më kërkesën gjithnjë e në rritje për shërbimet e servisit, që po vjen nga shtimi i numrit te makinave dhe rritja e moshës së përdorimit të tyre.
Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi pak kohë më parë se të gjithë subjektet që ofrojnë shërbime për makinat, qofshin servise, tregtim me pakicë dhe shumicë, kompani koncensionare etj., do të duhet të pajisen me një licencë nga ana e Ministrisë së Transporteve. Ligji i miratuar në vitin 2016 dhe që tashmë ka hyrë në fuqi me daljen e akteve nënligjore sjell detyrimin që do të kenë këto subjekte (përveç pajisjes me NIPT) për të marrë një licencë që do të ketë një afat prej 5 vjetësh me të drejtë rinovimi, duke sjellë kështu kosto më të larta për bizneset e shërbimit të automjeteve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.