TVSH për të gjithë.Biznesi i vogël rrit cmimet, ulen fitimet.

TVSH për të gjithë.Biznesi i vogël rrit cmimet, ulen fitimet.

62
SHPËRNDAJE

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka efekte komplekse në treg. Specialistet shpjegojne sesi preket çdo grup, duke filluar nga ato biznese të cilat sot, për shkak se nuk paguajnë TVSH-në, kanë çmime më të ulëta.

“Nga pikëpamja e bizneseve që tani janë pa TVSH, nëqoftëse çmimet e tyre i kanë më të ulëta sesa çmimet e biznesit me TVSH, me të cilin ato kanë konkurruar, do të detyrohen që të rrisin çmimin dhe ta çojnë te niveli i biznesit aktual me TVSH”, jane shprehur specialistet e financave
Por, në treg ka edhe shumë biznese, të cilat ndonëse nuk paguajnë TVSH në shtet, i kanë çmimet të njëjta me ato që e paguajnë këtë taksë. Në këtë rast, qytetari e ka paguar TVSH-në në çmim, por biznesi nuk e derdh në shtet, duke e mbajtur pa të drejtë.
“Nëqoftëse bizneset e vogla, që deri tani e kanë çmimin njësoj me biznesin e madh dhe këtë TVSH e mbajnë, do të thotë që këtë TVSH do ta derdhin në buxhetin e shtetit, sepse në fakt qytetarët e kanë paguar”, shpjegojne financiaret
Këto biznese, tani duhet të ulin marzhin e fitimit.
“Pra, nëqoftëse një biznes sot do të fitojë një milion lekë, atëherë do t’i duhet që nga ky marzh, 200 mijë t’i derdhë në buxhetin e shtetit dhe 800 mijë i mbeten për vete”.
Por kjo masë ka edhe kosto administrative, pasi tani bizneset e vogla duhet të paguajnë kontabilist për të bërë deklarimin e TVSH-së dhe të blejnë pajisjet elektronike që mbajnë evidencën e inventarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.