Trajnimi i të papunëve në qendrat e Kualifikimit do të bëhet me...

Trajnimi i të papunëve në qendrat e Kualifikimit do të bëhet me detyrim

75
SHPËRNDAJE

Trajnimi i të papunëve në qendrat e Kualifikimit do të bëhet me detyrim. Sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj qeveria synon ta përshtatë kualifikimin me nevojat e tregut të punës.

Qeveria po përgatit jo vetëm për të ulur papunësinë, por edhe për të patur sukses në tërheqjen e investimeve të huaja në sektorët e teknologjisë së lartë

Qeveria do të detyrojë të papunët të trajnohen në kurse kualifikimi, të cilat do të ofrohen falas nga shteti. Ministri i Financave tha se mungesa e njohurive që kërkohen nga tregu është një nga arsyet kryesore të papunësisë, ndaj qeveria do të ndërhyjë

“Një punëkërkues aktiv ka nevojë të kualifikohet për të qenë i punësueshëm. Unë jam duke përpunuar një Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që do të detyrojë të gjithë punëkërkuesit të shkojnë falas në kualifikime”, u shpreh ministri i Financave.

Sipas Ahmetajt, kualifikimi i të papunëve është i domosdoshëm, jo vetëm për të ulur papunësinë, por edhe për të pasur sukses në tërheqjen e investimeve të huaja në sektorët e teknologjisë së lartë.

“Ekonomia shqiptare ka një sfidë shumë të madhe me eksportet. Së pari ka eksporte me vlerë të ulët të shtuar. E dyta, e ka gamën e eksporteve shumë të ngushtë. Si mund të ofrojmë ne industri që janë prodhuese-eksportuese, duke e kaluar tek kufizimi i aftësive të futura në këto industri, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave nuk ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me një të papunë që refuzon kualifikimin e detyrueshëm. Por mekanizmat që zotëron qeveria janë ndërprerja e pagesave për ata që përfitojnë por edhe përjashtimi nga lista e pritjes në zyrat e punës. |Top Channel

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.