Te pasurit rrisin zoterimin e kursimeve ne bankat shqiptare

Te pasurit rrisin zoterimin e kursimeve ne bankat shqiptare

29
SHPËRNDAJE

Kombinimi i rënies së vazhdueshme të normave të interesit me faktorë të jashtëm solli tkurrjen relative të depozitave me afat të klientëve nga njëra anë dhe rritjen e përqendrimit të depozitave në më pak klientë gjithashtu.
Banka e Shqipërisë analizoi së fundmi se vitin e kaluar, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 17.16% dhe 3.13%), zhvillim që ka pasur impaktet e tij në rritjen e përqendrimeve të depozituesve më të mëdhenj. Në dhjetor 2016, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 6.16% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 4.8% që zinin në dhjetor 2015. E njëjta ecuri e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj.
Për vitin 2016, 20 depozituesit e mëdhenj kishin 8.37 të depozitave në sistemin bankar, kundrejt 6.7% në 2015. Më 2016, 50 depozituesit e mëdhenj zotëruan 11.68% të totalit të depozitave, kundrejt 10.3% në 2015 në vitin 2015. Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 82.27% të totalit të pasivit, megjithatë ritmi i rritjes së tyre ka rezultuar negativ (-1.23%), krahasuar me një vit më parë. Në fund të dhjetorit 2016, totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,160 miliardë lekë, krahasuar me 1,066 miliardë lekë që ishte një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 5.2%. Norma mesatare e ndryshimeve vjetore për shtatë vitet e fundit ishte 7.4%.
Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë në 47.2%, nga 48.7% në dhjetor 2015.

Struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit.Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.43% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 1.57 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.