Tatimore e Fierit takim me përfaqësues të biznesit në Mallakastër

Tatimore e Fierit takim me përfaqësues të biznesit në Mallakastër

234
SHPËRNDAJE

 Drejtoria Rajonale Tatimore e Fierit organizoi një takim me përfaqësues të biznesit në zonën e Mallakastrës, ku pjesëmarrësit shkëmbyen idetë dhe shprehën sygjerimet e tyre në lidhje me problematikat që hasen gjatë kontrolleve të bizneseve të këtij qarku. Nga ana tyre përfaqësuesit e biznesit të kësaj zone kërkuan vijimin e thjeshtimit të procedurave e dokumentacionit tatimor si dhe rritjen e shkallës së informimit.
Administrata tatimore do të vijojë të jetë pjesë aktive e këtyre konsultimeve me komunitetin e biznesit dhe do zhvillojë takime të tjera në vijim, me qëllim bashkëbisedimin me tatimpaguesit, shkëmbimin e opinioneve dhe dëgjimin e problematikave të ngritura prej tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.