TAP perfundon punimet ne fund 2018, puna eshte perqendruar me Seman, Fier

TAP perfundon punimet ne fund 2018, puna eshte perqendruar me Seman, Fier

46
SHPËRNDAJE

Gazsjellësi TAP do të përfundojë punimet deri në fund të 2018-ës në territorin shqiptar dhe deri më tani është hapur 75% e gjurmës ku do të kalojë.

75 për qind e gjurmës ku do të kalojë gazsjellësi transadriatik në Shqipëri është hapur. Nga 215 kilometra që është pjesa shqiptare pastrimi i kalimit është bërë për 167 kilometra, ndërkohë që kompania franceze e kontraktuar për shtrimin e tubave ka bërë saldimin në 155 kilometra.

Për 60 kilometra është bërë testimi hidrik. I gjithë gazsjellësi pritet të përfundojë në Shqipëri në 2018, ndërsa puna do të përqendrohet tek stacionet e pompimit, njëri në pikën hyrëse në Bilisht dhe tjetri në pikën dalëse në Seman të Fierit, aty ku më pas gazsjellësi do të futet në det.

Përveç rënies në investimet e huaja direkte për 2019-ën, përfundimi i punimeve për gazsjellësin TAP pritet të jape ndikim edhe në punësim. Janë rreth 2 mijë shqiptarë që janë të punësuar direkt në këtë projekt në pjesë të ndryshme të tij që nga ndërtimi i rrugëve, transporti, shtrimi i tubacioneve, etj dhe impakti social do të jetë i fortë me mbylljen e punimeve.

Një pjesë e vogël personeli do vazhdojë të jetë e angazhuar në stacionet e pompimit, pjesën e sigurisë dhe atë të mirëmbajtjes. Ndërtimi i gazsjellësit transadriatik ka ofruar punë edhe për biznesin shqiptar.

Janë mbi 35 kompani shqiptare që ofrojnë mallra dhe shërbime, dhe me mbylljen e investimit kontratat për pjesën më të madhe të tyre do të përfundojnë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.