TAP-i mbeshtet rritjen ekonomike ne Shqiperi

TAP-i mbeshtet rritjen ekonomike ne Shqiperi

71
SHPËRNDAJE

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka hyrë  në një fazë të re ndërtimi në Shqipëri.

Për vitin e ardhshëm, investimet për këte projekt gjigand, kondiderohen nga ekspertet e ekonomisë si një ndër faktorët që do të mbështesin rritjen ekonomike të vendit.

Ndërsa Shqipëria pritet të kthehet në një nyje të rëndësishme energjitike duke forcuar pozitat e saj gjeopolitike dhe siguruar per here te pare vendosjen në hartën europiane të energjisë.

Shqipëria po punon për masterplanin e gazit në mënyrë që të ndërtojë rrjetin e saj të brendshëm për të rritur përfitimet nga TAP, ndërkohë që në punë pritet të vihet dhe termocentrali i Vlorës, i ndërtuar që prej shumë vitesh me një financim prej më shumë se 100 milion euro, por i pashfrytëzuar, jo vetëm për shkak të problemeve teknike, por edhe për shkak të kostos së lartë të prodhimit me naftë. Ndërkohë që prodhimi me bazë gazin do ta bënte atë të leverdisshëm dhe një burim shtesë të energjisë elektrike në vend

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.