Rusët kërkojnë te kenë akses tek gazsjellësi shqiptar

Rusët kërkojnë te kenë akses tek gazsjellësi shqiptar

48
SHPËRNDAJE

Gjigant rus, Gazprom, është duke konsideruar gazsjellësit Transadriatik si një opsion për të furnizuar gaz në tregun europian. Lajmi, i cili përbën një zhvillim të rëndësishëm jo vetëm në fushën e energjisë por edhe në aspektin gjeopolitik, është bërë publik nga e përditshmja Kommersant, një nga gazetat më të mëdha në Rusi.
Gazprom parashikon të përdorë gazsjellësin Poseidon si variantin kryesor për të transportuar gaz përmes Greqisë në Itali. Por dy ditë më parë, Marko Alver, shefi i kompanisë italiane Snam, gjatë një takimi me kreun e Grazprom, Alexei Miller, i ka sugjeruar këtij të fundit përdorimin e TAP në vend të Poseidon për si rrugë të dytë për gazsjellësin Turkish Stream.
Snam është një nga aksionerët kryesorë në gazsjellësin TAP duke zotëruar 20 për qind të kuotave. Sipas saj, përdorimi i TAP do të ulte koston me të paktën 2 herë për Gazprom krahasuar me Posdeidonin.
Edhe pse gjigandi rus nuk pranoi të komentonte publikisht mbi negociatat, ai ka treguar gatishmëri për të konsideruar TAP si një variant shtesë për të transportuar gazin rus në Europë.
Gazsjellësi TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i përcaktuar si një projekt prioritar nga Bashkimi Europian. Gazsjellësi bën të mundur transportimin e gazit nga fushat e Azerbajxhanit në vendet e Bashkimit Europian duke kaluar përmes Shqipërisë.
TAP është 878 kilometër i gjatë, nga të cilat 550 km shtrihen në Greqi, 215 km në Shqipëri dhe dhe pjesa tjetër në Detin Adriatik. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.