Rriten cmimet e tregut te perimeve,shkak reduktimi i produkteve vendase

Rriten cmimet e tregut te perimeve,shkak reduktimi i produkteve vendase

50
SHPËRNDAJE

Edhe gjatë muajit janar çmimet e mallrave të konsumit kanë vijuar të rritjen dhe faktorë ndikues renditen acari i muajit janar dhe akciza e gazit. Ushqimet janë ato që kanë reflektuar rritje të çmimit në 5.8%, kryesisht tek zarzavatet, frutat, bulmeti dhe nënproduktet e tij dhe sheqeri.
 

Janari 2017 ishte edhe muaji që shënoi ulje të mëdha të temperatuarave dhe kjo është shoqëruar me rritje të çmimemve për mallrat e konsumit. Shqiptarët gjatë janarit kanë blerë më pak produkte ushqimore karahasuar me një vit më parë me të njëjtën sasi parash. Ndikim ka patur edhe rritja e çmimit të gazit, pas vendosjes së akcizës 8 lekë për litër.

 

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave indeksi vjetor në janar 2017 është 2.8 %, kur një vit më parë ishte 1.5%. Rritjen më të madhe të çmimeve përsëri e kanë pasur ushqimet dhe pijet jo alkoolike me 5.8% të cilat kanë kontribuar me 2.33 pikë përqindje. Brenda grupit të ushqimeve rritje kanë pësuar zarzavatet përfshirë patatet me 24.8 %, frutat me 8.8%, sheqeri dhe reçelërat me 6.6%,, qumështi, djathi dhe veza me 4.9%. Ndërsa ulje vërehet për vajrat dhe yndyrnat me 1.8, dhe mishi me 0.5%.

 

Mallra dhe shërbime të ndryshme kanë pasur rritje me 3.2 %. Rritja e çmimeve ka vijuar edhe për transportin me 2.8 %, argëtimi po ashtu është rritur me +0.08 pikë përqindje duke shkuar 3.1% dhe për duhanin e pijët alkoolike në 0.9%. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar secili me nga +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar secili me nga + 0,01 pikë përqindje.

 

Krahasuar me muajin Dhjetor 2016 rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 3,7 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me -1,0 %.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.