Raporti :Sa milionerë ka Shqipëria dhe sa borxh ka cdo shqiptar?!

Raporti :Sa milionerë ka Shqipëria dhe sa borxh ka cdo shqiptar?!

134
SHPËRNDAJE

 Sipas raportit të Credit Swisse, vetëm 0.3% e popullsisë ka një pasuri mbi 100 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë. Në vlerë absolute, me numrin e të rriturve, që sipas raportit është rreth 2.2 milionë persona, në Shqipëri ka vetëm rreth 6500 persona që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë. Ndërsa raporti thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë person që ka mbi një milionë dollarë pasuri, teksa kjo përqindje është zero. Ndërsa kanë një pasuri prej rreth 11 mijë dollarësh, çdo i rritur shqiptar ka një borxh prej 752 dollarësh, deri në mesin e vitit 2017, nga 680 dollarë që ishte borxhi mesatar një vit më parë.
Nga shtetet e rajonit, pasurinë më të lartë mesatare e kanë të rriturit e Kroacisë dhe Malit të Zi.

Pasuria mesatare e një të rrituri në Bosnjë Hercegovinë është 12,516 USD; në Kroaci 25,756 USD; në Maqedoni 9,044 USD; në Mal të Zi 19,607 USD; në Serbi 8,035 USD. Credit Swisse i mbledh të dhënat nga informacionet kombëtare nga buxheti i familjeve, vrojtime direkte dhe në ato vende ku mungojnë vrojtimet përmes llogaritjeve indirekte ekonometrike nisur nga informacioni mbi pabarazinë e të ardhurave. Që nga 2010, Raporti mbi Pasurinë Globale nga Instituti i Kërkimeve të Credit Swisse ka qenë referencë për sa i përket pasurisë së ekonomive familjare në mbarë botën. Raporti përmban gjetjet më të krahasueshme dhe më të përditësuara mbi pasurinë globale për sa i përket të gjithë spektrit të pasurisë, që nga baza e “piramidës së pasurisë”, në të cilën përfshin 3.5 miliardë të rritur që kanë një pasuri poshtë 10 mijë dollarëve, deri tek maja e piramidës, e cila përgjigjet për një pjesë të vogël të popullsisë, por që zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.