Pagat e naftëtarëve një pikë uji në vjedhjen gjysmë miliardëshe euro që...

Pagat e naftëtarëve një pikë uji në vjedhjen gjysmë miliardëshe euro që po bëhet tek ARMO

167
SHPËRNDAJE

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka zbuluar një skandal të madh që po ndodh me çështjen e ARMO-s.

Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se rroga e naftëtarëve është vetëm një pikë uji në vjedhjen e madhe që po bëhet në Ballsh.

Ja postimi i gazetarit:

Dy fjale per ARMO-n

Fokusimi i ceshtjes se ARMO-s thjesht tek ato dy muaj rroga te papaguara per puntoret eshte sherbimi me i madh qe mund t’i behet skemes kriminale tashme 10 vjecare, qe eshte ngritur me rafinerine e Ballshit.

Puntoret kane gjithe te drejten legjitime te kerkojne dhe te marrin djersen e tyre. Por pagat e puntoreve jane vetem nje pike uji ne vjedhjen gjigande, gjysme miliardi euro qe eshte vene ne jete permes ARMO-s nga momenti i privatizimit te saj deri me sot. Ato para duhet te kishin shkuar per shkolla, spitale, rruge ose vepra te tjera publike.

ARMO eshte nje perbindesh qe duhet vrare. Sa here qe ajo rafineri vihet ne pune, cdo shqiptari nga 0 deri ne 100 vjec i futet dora ne xhep.

Per fat te keq, shpesh puntoret jane perdorur si alibi, per ta mbajtur ne kembe skemen, perfitimet qindra milione euro te se ciles shkojne ne llogari te fshehta. Ky skenar rrezikon te perseritet serish. Ndaj kjo duhet te marre fund. Dhe ka nje dhe vetem nje menyre se si merr fund. ARMO duhet falimentuar, nje here e pergjithmone.

Skenari tjeter, i shtetezimit qe po perflitet se fundmi nga partizanet e se majtes publike, eshte po aq i tmerrshem sa ky i privateve. Serish kompania do vidhet dhe do jete ineficente duke gllaberuar para publike.

Falimentimi eshte zgjidhka e vetme. Pas rrogave te puntoreve, perparesine absolute ne likuidim duhet ta kene detyrimet tatimore, aq sa mund te rekuperohen. Subjektet e tjera, vecanerisht bankat, duhet te mbajne mbi vete kostot e investimeve te tyre te gabuara. Nuk ka asnje arsye se pse qytetaret te paguajne korrupsionin, qofte ky publik apo privat.

Qeveria mund te perdore skema te posacme per te zbutur efektin social nga mbyllja e rafinerise. Njera qe ka rezultuar e suksesshme eshte ajo e dhenies se disa pagave mujore si kompesim, e perdorur gjeresisht ne fillimet e tranzicionit dhe vitet 2000 kur u mbyllen shume kompani te medha publike ineficente. Madje ne ate kohe, me parate e kompesimit shume punonjes te ish ndermarrjeve publike hapen biznese duke u bere sipermarres te suksesshem dhe duke kontribuar ne ekonomi.

Ekonomia dhe taksapaguesit shqiptare nuk mund te mbajne me mbi shpine nje kompani, e cila eshte shnderruar ne nje perbindesh te frikshem, qe grabit qytetaret. Kushdo qe e mban, ka vetem nje qellim. Te vazhdoje grabitjen. Ne pronesi shteterore apo ne pronesi private, kjo nuk perben asnje ndryshim. Perbindeshi duhet vrare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.