Ndryshon aplikimi per miratimin e lejeve të ndërtimit. 

Ndryshon aplikimi per miratimin e lejeve të ndërtimit. 

78
SHPËRNDAJE

Ndryshon sërish formati për aplikimin dhe miratimin e lejeve të ndërtimit. Nëse deri dje pas miratimit të procesit të aplikimit online, për to ishin ngritur komisione përgjegjëse pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, tashmë ato do të kalojnë edhe në sitën e Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas një udhëzimi të firmosur nga ministrja Milva Ekonomi, ndryshimi i ri argumentohet me faktin se kjo bëhet në kuadër të harmonizimit me politikat, strategjinë dhe legjislacionin sektorial të institucionit. Po sipas këtij udhëzimi, komisioni i ngritur do të ketë disa përgjegjësi që nisin nga shqyrtimi i kërkesave për; lejet zhvillimore dhe ose të ndërtimit që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit; lejet që miratohen nga pushteti vendor; kërkesat për konvertimin e tokës nga tokë arë në tokë urbane “truall” dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e territorit. Komisioni kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm një nënkryetar dhe tre anëtarë; Për vendimmarrje duhet të jenë të papranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve.
Komisioni brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së një kërkese për leje zhvillimi dhe ose ndërtimi duhet që të mblidhet për të dhënë vendimin e tij. Në mungesë të përgjigjes miratimi quhet i dhënë sipas parimit të miratimit në heshtje. Ngritja e këtij komisioni vjen si një hallkë për të shmangur mbivendosjet në rastet e lejeve specifike të miratuara nga institucionet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.