Ky eshte sheshi me i shtrenjte ne bote

Ky eshte sheshi me i shtrenjte ne bote

61
SHPËRNDAJE

Buxheti i Bashkisë së Tiranës do të ketë një shtesë për vitin 2016 prej 390 milionë lekësh, nga të cilat 562.2 milionë lekë është shtesë e fondit të mbartur nga viti 2015 dhe 172.5 milionë lekë është pakësimi i planit të të ardhurave për këtë vit.
Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin “Për programin buxhetor afatmesëm 2016-2018 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për këtë vit”, ku bëhet me dije kjo shumë dhe disa ndryshime në investimet e parashikuara.Pjesa më e madhe e fondeve të papërdorura gjatë vitit që lamë pas i përkasin transfertave nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.
Kështu për vitin 2015, në kuadër të aplikimeve për financimin e projekteve të reja, Bashkisë së Tiranës i janë akorduar fondet për 3 projekte, konkretisht: ndërtimi, rikonstruksioni dhe rinovimi i unazës së vogël, Tiranë, (segmenti Banka e Shqipërisë-Ushatari i Panjohur), financim me vlerë  33.5 milionë lekë; Rikualifikimi urban i sheshit “Skënderbej”, financim viti 2015 me vlerë 202 milionë lekë dhe projekti pilot i ndërtimit të Këndit të Lojrave në Parkun e Liqenit Artificial, financim i vitit 2015 me vlerë 16.3 milionë lekë.
Fondet për këto tre projekte mbarten për vitin 2016. Megjithatë kostot e këtyre projekteve janë disa herë më të larta, ku për sheshin “Skënderbej” llogaritet në 1 miliardë lekë, segmentin e sipërpërmendur të Unazës së Vogël 167 milionë lekë dhe këndi i lojrave i përfunduar më 1 Qershor ka një kosto totale prej 81.8 milion lekë. Vlerat e ndërtim montim të këtyre projekteve mbulohen 100 për qind nga fondi i Zhvillimit të Rajoneve, ndërsa vlera e mbikqyrje/kolaudim, mbulohen nga fondet e të ardhurave të Bashkisë Tiranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.