Hekurudhat me kod brenda vitit

Hekurudhat me kod brenda vitit

46
SHPËRNDAJE

Hekurudha shqiptare do të ketë një Kod të dedikuar brenda këtij viti. Parashikohet që hartimi i tij do të shoqërohet me

tri akte të tjera zbatuese ligjore për manaxhimin e infrastrukturës, sipërmarrjen hekurudhore dhe ngritjen e Autoritetit të Sigurisë së Hekurudhave.

Sipas burimeve të Hekurudhës Shqiptare hartimi i kodit do të ndihmojë në menaxhimin e këtij sektori që ka vite që është në rënim, si dhe në krijimin e një tregu të hapur për operacionet me standarde teknike.

Nga ana tjetër parashikohet që të përfshihet një Ent rregullator për hekurudhat brenda Autoritetit të Konkurrencës, si dhe krijimin e enteve të sigurisë për mbrojtjen e trafikut hekurudhor.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.