Formula e re e takses se prones, penalizon qytetaret

Formula e re e takses se prones, penalizon qytetaret

174
SHPËRNDAJE

Qeveria synon që të reformojë taksimin e pronës për vitin e ardhshëm, por duket se e vetmja pjesë me reformim do të jetë taksa e ndërtesave të regjistruara.
Por kjo shihet nga ekspertet e ekonomisë, si një masë që vetëm do të rrisë të ardhurat në buxhet, por nuk do të ketë një zgjerim të bazës tatimpaguese të saj. Kjo sipas eksperteve, do të rrisë barrën vetëm mbi ata që kanë paguar gjithmonë. “Kjo taksë, si shumica e taksave që ka ngritur kjo qeveri, do aplikohen mbi atë numër njerëzish që i paguajnë të gjitha taksat, duke anashkaluar pikërisht atë pjesë që asnjëherë nuk ka paguar taksat.

Ekspertet e ekonomise:”Nuk eshte një përpjekje e zgjerimit e bazës të tatimpaguesve në këtë qeveri. Të gjithë këto politika të saj janë rrjepse për ata që paguajnë taksat. Kësaj qeverie nuk i intereson realisht të bëjë shtet sipas konceptit europian. Kjo qeveri tenton të ketë në xhepat e saj, pra të rris të ardhurat në buxhet. Nuk mund të ketë tregu çmime reference, kjo është e gabuar. Shteti duhet ti shërbejë ekonomisë, jo ti ngarkohet asaj”. Sipas draftit paraprak të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë për vitin e ardhshëm janë parashikuar 8.1 miliardë lekë, nga 5.3 miliardë lekë që pritet të mblidhen këtë vit. Aktualisht kjo taksë llogaritet në bazë të sipërfaqes së banesës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.