Falja e detyrimeve, bizneset sot afati i fundit

Falja e detyrimeve, bizneset sot afati i fundit

58
SHPËRNDAJE

155 mijë biznese kanë përfituar nga falja e detyrimeve në një kohë që e sotmja mbetet dita e fundit e afatit. Nëndrejtori i Tatimeve  deklaron se nga regjistrat e administratës tatimore janë fshirë  rreth 55 miliardë lekë  detyrime.

Sipas tatimeve zbatimi i  ligjit të faljes ka sjellë një pastrim borxheve të periudhës para 2010 që rëndonin aktualisht situatën e tatimpaguesve.

Curri: Deri tani procesi ka ecur mirë, kanë përfituar deri tani 154500 tatimpaguas nga zbatimi i ligjit të faljeve dhe janë fshirë nga regjistrat e administratës tatimore 54.6 mld lekë detyrime. Sipas numrit dy të tatimeve bizneset  e kanë pasur më të thjeshtë të përfitojnë nga kjo falje  krahasur me nismat e mëparshme pasi procedurat kanë qenë automatike.

Curri: Administrata tatimore në dallim nga cdo zbatimt ë ligjit të faljeve të kohëve të mëparshme këtë radhë zbatimi është bërë në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i tatimeve. Pra procedurat kanë qenë të thjeshta, tatimpaguesi nuk do të duhesh të paraqiste kërkesë në administratë tatimore për të përfituar nga ligji i faljeve.

Edhe pse afati i përfititmit mbyllet këtë të premte për shkak se e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi nga amdinistrata pranë pikave të aplikimit nuk ka pasur radhë nga bizneset që duan të përfitojnë nga ky ligj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.