Falen gjobat per 100 mije makina ja kush perfiton

Falen gjobat per 100 mije makina ja kush perfiton

71
SHPËRNDAJE

Hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave e kamatëvonesave për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave e kamatave për automjetet, nis shqyrtimin në komisionet parlamentare. 

Sipas ligjit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi në fillim të majit, pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente.Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjeteve dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk ka këto dokumente i janë humbur ose vjedhur duhet të paraqesë denoncim nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore”.Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjithë mjetet që përfitojnë nga falja.
Falja e detyrimeve

Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilit prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi.Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjithë detyrimeve, d.m.th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.