Ekonomistët kërkojnë drejtësi

Ekonomistët kërkojnë drejtësi

32
SHPËRNDAJE

Rreth 300 ekonomistë u kërkuan qeverive të të gjithë botës të punojnë së bashku për të bërë përparime të konsiderueshme kundër epokës së parajsave fiskale.

Publikimi muajin e kaluar të “Panama Papers”, bazuar në 11,5 milionë dokumente nga një zyrë ligjore në Panama, ku tregohet se si të pasurit e botës fshehin paratë e tyre, ka rihapur debatin mbi drejtësinë e ekzistencës së parajsave fiskale.

Ekzistenca e parajsave fiskale nuk ndihmon në pasurinë dhe mirëqenien globale, ato nuk i shërbejnë asnjë qëllimi ekonomik të dobishëm”, thonë ekonomistët në një letër të hapur të organizuar nga agjencia OXFAM në krye të një mbledhje ndërkombëtare antikorrupsion në Londër.

Ata i kërkuan kryeministrit britanik dhe liderëve të tjerë që të përdorin këtë mbledhje për të hartuar një marrëveshje të re mbi parajsat fiskale.

Qeveritë duhet të rregullojnë në fillim shtëpitë e tyre duke garantuar që të gjitha territoret, për të cilat janë përgjegjëse të bëjnë publike informacionet mbi përfituesit realë të blerjeve të kompanive dhe shërbimeve”, vazhdojnë ekspertët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.