Ekonomia shqiptare ne krize te thelle, bie besimi ne popull per qeverisjen

Ekonomia shqiptare ne krize te thelle, bie besimi ne popull per qeverisjen

25
SHPËRNDAJE

Viti i ri po nis me një ekonomi pesimiste. Të anketuar nga Banka e Shqipërisë, bizneset dhe konsumatoret kanë treguar një mungesë besimi në ekonomi në tremujorin e fundit të 2017. Treguesi i publikuar nga Banka Qendrore flet për një rënie prej 3,9 pikës përqindjeje dhe përfshin gati të gjithë sektorët e ekonomisë.

Rënia më e madhe është në sektorin e ndërtimit, ku ka një ulje të besimit me 12.4 pikë përqindje, në fund të 2017.

Po ashtu i besimit në sektorin e industrisë ra me 2.5 pikë përqindje për periudhën tetor dhjetor të vitit që shkoi. Kjo u ndikua nga ulja e numrit të kontratave porositëse dhe e prodhimit. Ndikime pesimizmin e ekonomisë ka dhënë edhe rënia e kontratave porositëse për eksporte dhe pritje po në rënie për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm.

Ky trend vazhdon edhe me tregtinë. Treguesi i besimit për këtë sektor ra me gati 10 përqindjeje gjatë tremujorit të katërt, te vitit qe shkoi.

Edhe treguesi i besimit tek konsumatoret pësoi rënie me 0,7 pikë përqindje, duke ndërprerë rritjen e dy tremujorëve të mëparshëm. I vetmi sektor me rritje të besimit, sipas Bankës Qendrore, është ai i shërbimeve me 2,5 pikë përqindjeje.

Të dhënat nga vrojtimet e besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve përbëjnë një pjesë të informacionit të disponueshëm mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik dhe prirjet afatshkurtra të tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.