Bllokohen llogaritë bankare për 560 subjekte në Fier.

Bllokohen llogaritë bankare për 560 subjekte në Fier.

1688
SHPËRNDAJE

Bllokohen llogaritë bankare për 560 subjekte në Fier.Vendimi ka ardhur pasi subjektet në fjalë nuk kanë paguar detyrimet në bashkinë fier,për taksat vendore.Nga informacioni i drejtorisë të tatim taksave në bashkinë fier mësohet se gati 40% e bizneseve të cilat janë penalizuar me bllokim të llogarive bankare , janë subjekte të biznesit të madh me aktivitet prodhues ,përpunues dhe tregëtar ndërkoh që rreth 60%, janë subjekte të biznesit të vogël.Fillimisht numri i bizneseve qe u ishte bllokuar llogaria bankare ishte ne 870 por me pas 300 prej tyre kanë paguar.  Tatimorëve u duhet te ndjekin hapa të tjerë në zbatimin e sanksioneve ,për subjektet që nuk binden,deri ne bllokim të aktivitetit dhe sekuestrim të mallit në vlerën e debisë( taksave) të pa paguar. 50% e subjekteve qe u janë bllokuar llgaritë bankare kanë një shtrirje të aktivitetit në njësitë administrative ( zona rurale).Bllokimi i llogarive bankare është veprim i parashikuar në ligjin tatimor për të ushtruar presion mbi bizneset për te paguar taksat vendore si pastrimi,ndricim e gjelberim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.