BB: 46 per qind e shqiptareve paguajne 10 per qind te te...

BB: 46 per qind e shqiptareve paguajne 10 per qind te te ardhurave per energji

33
SHPËRNDAJE

Banka Botërore ka publikuar raportin periodik mbi energjinë e qëndrueshme që shërben si një kornizë globale për sektorin.

 

Ky raport publikohet çdo dy vjet dhe është një bashkëpunim i Bankës Botërore me institucione mjaft të rëndësishme, si: Agjenci Ndërkombëtare e Energjisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli Botëror i Energjisë, etj.Në këtë raport të gjerë merret në analizë edhe Shqipëria. 46% e familjeve shqiptare shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, thuhet në këtë raport.Pavarësisht se vlerësohet të jetë një ndër vendet që ka bërë progresin më të madh në drejtim të asaj që konsiderohet gatim i pastër, pra që procesi kryhet nëpërmjet burimeve të rinovueshme, Shqipëria është në vendin e katërt nga fundi në Europë.

 

Vetëm 67.1% e popullsisë shqiptare ka akses në gatim të pastër, ndërkohë që për pjesën dërrmuese të vendeve europiane norma fiksohet në 100%. Ky është ndër objektivat kyç të kësaj kornize.Më keq se vendi ynë janë vetëm Bosnje Hercegovina, Maqedonia dhe Gjeorgjia. Me një normë në 38.7%, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që ka normën më të lartë të energjisë së rinovueshme në raport me totalin e energjisë së prodhuar në rang kontinenti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.