Banka Boterore :Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon

Banka Boterore :Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon

22
SHPËRNDAJE

Banka Botërore deklaron se Shqipëria ka taksat më të larta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës, qeveria shqiptare ka rritur të gjitha taksat, duke bërë që shqiptarët të paguajnë dukshëm më shumë se sa fqinjët e tyre.
Në një raport me titull “Të rigjallërosh rritjen në Ballkanin Perëndimor” Banka ka krahasuar normat për të të gjitha taksat kryesore në çdo vend të Ballkanit. Sipas krahasimit rezulton se përveç kontributeve, në të gjitha taksat e tjera niveli më i lartë është në Shqipëri.

 

TVSH

Tatimi mbi vlerën e shtuar është taksa kryesore në shumicën dërrmuese të vendeve. Në Shqipëri, kjo taksë, është 20 për qind e çmimit final të mallrave dhe shërbimeve. Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Serbia e ka TVSH-në 20 për qind, ashtu si Shqipëria, ndërsa të gjitha vendet e tjera kanë një normë më të ulët të TVSH-së. Në Malin e Zi, tatimi mbi vlerën e shtuar është 19 për qind. Kosova dhe Maqedonia zbatojnë një normë tvsh-je 18 për qind ndërsa në Bosnje kjo taksë është 17 për qind.

 

Tatimi mbi pagat

Qeveria shqiptare e rriti tatimin e pagave në vitin 2012 duke kaluar nga taksa e sheshtë tek ajo progresive. Si rrjedhojë tatimi maksimal i pagave u bë 23 për qind. Sipas Bankës Botërore ky është niveli më i lartë në rajon, me diferencë të theksuar me vendet e tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.