Albpetrol, do të shkrihet dhe do t’i jepet ,investitoreve private

Albpetrol, do të shkrihet dhe do t’i jepet ,investitoreve private

317
SHPËRNDAJE

Kompania publike e prodhimit të naftës, Albpetrol, do të shkrihet dhe shteti do të mbajë vetëm një pjesë të vogël të saj. Të gjitha blloqet e naftës dhe gazit do të jepen për tu shfrytëzuar nga investitorët privatë, ndërsa punonjësit do të trajtohen me paga sipas kodit të punës. Aktualisht kjo ndërmarrje ka 2800 të punësuar.

Albpetroli do të reduktohet. Shumë asete që ka Albpetroli do t’i jepen investitorëve të huaj ato që kanë mbetur, dhe Albpetroli pjesa tjetër e punonjësve do të trajtohen për një periudhë tranzitore me pagesë, por ne nuk mund të mbajmë më një kompani e cila thjesht konsumon të ardhura që vijnë nga nafta dhe që praktikisht nuk sjellin ndonjë gjë të madhe për publikun shqiptar.

Por marrëveshjet e reja hidrokarbure nuk do të jenë të njëjtat me ato që Shqipëria ka sot, ku shumë firma ende nuk derdhin tatim – fitim.

Kjo është hera e dytë që kompania Albpetrol tentohet të jepet për shfrytëzim te privatët. Në vitin 2012-të qeveria Berisha kërkoi ta privatizojë, por investitori nuk pagoi shumën që ofroi në ankand. Deri tani janë në proces negocimi prej dy vitesh edhe 2 blloqe të tjera nafte, por kontratat ende nuk janë firmosur për shkak të rënies së çmimit të kësaj lënde në bursa.

Tv Klan

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.