Rama paralajmëron : Ndeshkim  “Masakres se ujit”, aksioni do te jete me...

Rama paralajmëron : Ndeshkim  “Masakres se ujit”, aksioni do te jete me i ashper se ndeshkimi i dritave

171
SHPËRNDAJE

Në mandatin e parë qeverisës, qeveria Rama mori masa drastike për të gjithë ata që vidhnin energjinë elektrike. Fushata masive nisën në të gjithë vendin, shumë persona u burgosën, të tjerë paguan shuma të mëdha, disa ngelën pa drita, pati nga ata që u zhytën në borxhe e nuk munguan ata që vdiqën në burgje.

Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, pa e marrë veten mirë nga “masakra e të bërit shtet”, Ramës i është ngritur mendja për të bërë reformën e ujit të pijshëm. Ai tha se kjo reformë dhe masat e saj do të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa qytetarëve do t’u jepet mundësia që të rregullojnë gjithë parregullsitë që kanë deri më tani.

Do të bëjmë një takim për të lançuar publikisht projektin e reformës së ujit duke bërë një thirrje publike mirëkuptimi për gjithë qytetarët dhe duke lënë një afat disa mujor për të rregulluar gjendjen e paligjshmërisë për ujin. E kemi fjalën për të gjithë ata që e vjedhin këtë mall. Njësojë si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe për ujin.

Keni kohë disa muaj të gjithë ju që vidhni ujin. Në fillim të vitit të ardhshëm nis procesi i penalizimit. Do nisin prerjen masive të lidhjeve të paligjshme të ujit.

Shqipëria harxhon 3-fishin e ujit të pijshëm që ka nevojë. Duhet parë si mall dhe të kursehet e jo vetëm që ka për të gjithë, por është krejtësisht i aksesueshëm, financiarisht”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.