Drejtori i RTSH i përgjigjet Bashës pas sharjeve “o pleh do te...

Drejtori i RTSH i përgjigjet Bashës pas sharjeve “o pleh do te terheqim zvarre”.

64
SHPËRNDAJE

TIRANE- Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka reaguar në lidhje me akuzat dhe deklaratat e forta të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit pohoi sot gjatë fjalimit nga ‘Cadra e lirisë’ tek Kryeministria se Gëllçi kishte hequr nga puna një grua, vetëm se vajza e saj kishte kënduar në protestën e PD-së, ndërsa shtoi se drejtori i RTSH-së do të tërhiqej zvarrë.

Marrë shkas nga këto deklarata, Gëllçi i ka drejtuar një shkresë zyrtare Bashës, ku thuhet se punonjësja në fjalë e RTSH-së nuk është shkarkuar, por është transferuar.

Sot Basha i bëri thirrje qytetarëve që për çdo rast abuzimi, përfshi këtu edhe drejtorin e RTSH-së, të reagojnë ashpër. “E mbani mend vajzën që këndoi këtu për ne? Mamanë e saj sot e kanë hequr nga puna në Televizionin Publik. Ne me këngë, ata me gurë. Ne me këngë ata me pushime nga puna dhe kërcënime. Thoma Gëllçi o pleh do të tërheqim zvarrë nga Televizioni Shqiptar. Ora jote po vjen. Ora e çdo kujt që abuzon shqiptarët po vjen. Zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë për ti shërbyer interesave të korruptuara. Ta dinë mirë çdo kush që godet qytetarët, që godet protestën, do vij ora që ti marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë? Luftë do të ketë. Por qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinave, thyejani dritaret, nxirrini zvarrë nga zyrat ata që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni.
LETRA

I nderuar Z.Basha

Nisur nga fjalimi juaj i sotëm, datë 24 shkurt 2017, Radio Televizioni Shqiptar dëshiron të theksojë se nuk bëhet pjesë as e debatit politik dhe as e zhvillimeve politike të ditës. Në veprimtarinë e saj RTSH i përmbahet vetëm ligjit.

RTSH i ka dhënë vendin dhe hapësirën e duhur Partisë Demokratike dhe opozitës, duke përfshirë edhe pasqyrimin e gjerë dhe të paanshëm të protestës së tanishme.

Duke marrë shkas nga thëniet tuaja të pavërteta, RTSH sqaron se punonjësja e RTSH-së, e përmendur në fjalimin tuaj nuk është pushuar nga puna.

Punonjësja e cituar nga ana juaj është transferuar nga sektori i marrëdhënieve me jashtë në sektorin e përkthimin, po pjesë e sistemin organizativ të RTSH-së, duke pasur parasysh dhe formimin e saj ne profesion, që i përshtatet vendit të punës.

Duke besuar në mirëkuptimin tuaj, kërkojmë përgënjeshtrim të fjalëve të pavërteta në adresë të RTSH-së.

Drejtori i përgjithshëm i RTSH

Thoma Gëllçi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.