Drejtori i Krimeve te Renda:Do rihapen dosjet per vrasjen  e ish-deputetit Xhindi,Santo...

Drejtori i Krimeve te Renda:Do rihapen dosjet per vrasjen  e ish-deputetit Xhindi,Santo e te tjere

211
SHPËRNDAJE

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deklaroi në Top Story këtë të hënë se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga Ambasadori Donald Lu në deklaratën e fortë që bëri po këtë të hënë.
“Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përfshirë personat e përmendur nga Donald Lu.. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, tha Niko Brahimaj.
Drejtori i Krimeve të Rënda thotë se një pjesë e krimeve në vend lidhen drejtpërdrejtë me trafikun e hashashit të kultivuar në vend, ndërsa tha se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen.
“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai.
“Zullumi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Sipas Brahimajt, viti 2016 nuk është viti me më shumë problematika sa i takon kriminalitetit.“Ka pasur probleme të mëdha edhe në 2011 dhe në 2009, por tani litari tani po pritet dhe po shkon në fund”, u shpreh ai. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.