Dosja “Habilaj”:Nje këngëtar i njohur shqiptar permendet ne pergjimet

Dosja “Habilaj”:Nje këngëtar i njohur shqiptar permendet ne pergjimet

44
SHPËRNDAJE

Në dosjen 416 faqëshe të përgjimeve nga autoritetet italiane për trafikantët e drogës, zbulohet edhe një emër i njohur.

  
Në përgjimet ambientale mes trafikantëve Maridian Sulaj e Mariglen Alimuçaj ata përmendin edhe emrin e këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.


“Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin.


“Qeshin të dy”, – përshkruhet në dosje.
Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).
Dyshja flet me zë të ulët
Maridian: Çfarë tha Sabah?… “që e kam lënë pa para?”
Më pas Geni vazhdon t’i thotë që duke foluir me Moisiun kishin vendosur t’i dërgonin para me Lolo-n, duke qenë se nuk i kishin lënë asnjë cigare, dhe duke marrë parasysh faktin që Lolo duhet të kthehej sërish në Itali. Maridian i thotë që ka marrë para pikërisht nga ai (Lolo).
Më pas të dy flasin me zë të ulët ….(përgjim i pazbardhur)…dëgjohet Maridian që i thotë “mos merr kaq shumë”. Geni i përgjigjet që jo, dhe menjëherë më pas zbret, ndërkohë që Maridian vazhdon të qëndrojë në makinë.
Në 23:19:54 Maridian merr një telefonatë dhe i thotë bashkëbiseduesit të tij që do të vonohet pasi ndodhet në një vend me Moisiun.
Në 23:22:46 Geni futet në makinë dhe i thotë që i dhashë 100 mijë lekë, dhe më pas i thotë të ndalojë në ndonjë vend, por më pas kalon Moisiu me Eltonin.
Geni, një prej anëtarëve të bandës që është vënë në përgjim, thotë se të gjithë pinë, por zbulon se Moisiu pi rrallë.
“Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, përshkruhet në përgjimin e dosjes italiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.