Dioqeza e re rihap plagët e vjetra në Kishën shqiptare

Dioqeza e re rihap plagët e vjetra në Kishën shqiptare

81
SHPËRNDAJE

Krijimi i një dioqeze të re në Kishën Ortodokse Shqiptare ka shkaktuar zemërim mes një prifti rebel dhe autoriteteve të Kishës, akuzuar në të shkuarën si agjentë të Greqisë.

Krijimi i dioqezës së Elbasanit më 17 prill u denoncua me vrull të mërkurën nga klerik vendas At Nikolla Marku, i cili prej kohësh ka kundërshtuar kreun e Kishës me etni greke, kryepeshkopin Janullatos.

At Marku, që drejton kishën e Shën Mërisë në Elbasan,  i kërkoi peshkopit të sapocaktuar të Elbasanit, Andonit, të japë dorëheqjen.

“Andoni, i njohur si Janullatos, të kërkojmë të japësh menjëherë dorëheqjen dhe të mos e pranosh detyrën,” tha prifti në një deklaratë.

Ai gjithashtu akuzoi autoritetet e Kishës se donin të “derdhnin gjak” duke paralajmëruar se nëse e bënin këtë, atëherë pasojat do të binin mbi ta.

Disa shqiptarë ndajnë të njëjtin zemërim. Ish-kreu i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili ka qenë një kritik i fortë i qëndrimit të gjatë të kryepeshkopit Janullatos në krye të kishës, tha se krijimi i dioqezës së Elbasanit ishte një mjet që synonte të mbysë zërin e At Markut.

“Ata kanë caktuar një përfaqësues të lartë të kishës në Elbasan në mënyrë që të izolojnë At Markun. Kisha po krijon një infrastrukturë të re për ta bërë këtë,” pretendoi ai.

Klosi beson se At Marku ka të drejtë kur thotë se është koha që Kisha Ortodokse shqiptare të drejtohet nga një klerik me origjinë shqiptare.

Numri i saktë i besimtarëve ortodoksë në Shqipëri nuk dihet. Sipas censusit të vitit 2011, popullsia shqiptare u vetëdeklarua 56.7 për qind myslimane, 13.79 për qind e pacaktuar, 10 për qind katolike dhe 6.75 për qind ortodokse. Pjesa tjetër janë ateistë dhe anëtarë të sekteve më të vogla.

Megjithatë, Kisha Ortodokse pretendon se përqindja e besimtarëve ortodoksë është më e lartë nga sa sugjeron censusi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.