Dezettojne 4 ushtarake shqiptare . Ish ministri Brendeshem thirrje te kthehen...

Dezettojne 4 ushtarake shqiptare . Ish ministri Brendeshem thirrje te kthehen në Atdhe

69
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj i ka bërë thirrje 4 ushtarakëve shqiptarë që ishin me mision trajnues në Angli dhe dezertuan, “të kthehen sa më parë në Atdhe”.


“Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshme dhe papranueshëm dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë”, shprehet Demiraj.
Reagimi i Demirajt në Facebook
Të dashur miq, kolege!
Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.
Te dashur kolege!
Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….
Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.