Deputetja e PS Leskaj dorehiqet nga politika

Deputetja e PS Leskaj dorehiqet nga politika

81
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka shpallur dorëheqjen saj nga politika përpara gazetarëve pas 15 vitesh karrierë. Ajo shprehu dëshirën që të zëvendësohet nga të rinjtë dhe tha se kjo ishte një lëvizje e menduar me kohë. Të tillë gjë e kishte diskutuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Valentina Leskaj: Jam e sigurtë që do të sjellë një frymë të re. Kisha kënaqësinë të drejtoj seancën. Nuk besoj se do jetë mbledhje e vështirë, gjërat janë të konsultuara. Nuk shoh vështirësi, kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme se pas 15 vitesh në politikë, njeriu duhet të thotë jo, t’i hap rrugën të rinjve. Kam pasur privilegjin të kem qenë pjesë e PS, natyrisht do jem e angazhuar, nuk do jem në Parlament, kjo është një lëvizje e menduar me kohë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.