Deputeti i PS i kerkon Rames ndarje te kualicionit me LSI

Deputeti i PS i kerkon Rames ndarje te kualicionit me LSI

76
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, Vladimir Kosta me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” i ka kërkuar kryeministrit, Edi Rama “divorcin” e mënjëhershëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sipas Kostës, kjo nuk është vetëm një kërkesë e tij por e bazës së Partisë Socialiste. “PS-ja, duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më”, – shkruan Kosta.
 

Siç edhe sqaron në mesazhin e tij, deputeti i PS-së bën me dije se kërkesa vjen si formë reagimi ndaj deklaratave të ministrave Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti, të cilët vetëm një ditë më parë bënë thirrje që Ilir Meta të bëhej kryeministër.

Ndërkohë po sot Petrit Vasili, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim iu ka shpërndarë të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, thelbi i së cilës është heqja dorë nga deklaratat e tipit “Meta President” apo “Meta Kryeministër”.

vladimir-kosta-473×473

STATUSI I PLOTË I DEPUTETIT TË PS-SË, VLADIMIR KOSTA
BAZA E PARTISË SOCIALISTE ËSHTË SHUMË MË E QARTË PËR DIVORC TË MENJËHERSHËM ME LSI !
Që PD kërkon largimin e Ramës nuk është ndonjë çudi, e ka kërkuar që ditën e parë që Rama mori detyrën. Çdo parti që është në opozitë qëllimin kryesor ka të largojë Kryeministrin, njeriun që i hoqi asaj pushtetin. Ndaj nuk ja vlen të zgjatemi me idetë idiote që vijnë nga çadra e bulevardit.
Por në situatën kur kërkohet largimi i Qeverisë së PS, deklarimet e ministrave të aleatit tonë kryesor se Kryeministri duhet të jetë nga radhët e tyre, ngjajnë më e pakta jashtë realitetit.
Si biznesmen dhe politikan unë i kuptoj deklaratat e Znj. Gjosha dhe Z. Panariti. Kanë të drejtë që të endërrojnë Ilir Metën Kryeministër, ndaj janë dhe në LSI.
Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në parlament, hallall ja bëjmë postin e kryeministrit!
Por aktualisht, çështjen e Kryeministrit e ka zgjidhur Kushtetuta se cilës forcë politike i takon. Deklarime të tilla zakonisht bëhen edhe nga parti më të vogla në kohë fushate dhe unë nuk di të ketë nisur fushata ende. Nëse doni Kryeministrinin, dilni më vete dhe provojeni ta merrni.
Ndërkohë, për sa kohë na quani dhe u quajmë aleatë silluni si të tillë, të paktën publikisht.
Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.
E them këtë, sepse më rezulton se “këshillat” dhe mendimet e “urta” të ndonjë deputeteti të PS-së mbi dobinë e koalicionit nuk janë në interesin tonë, por të aleatit. Ka deputetë socialistë që sot shpalosin forcën apo avantazhet e LSI dhe kanë filluar mendojnë njëlloj si ministrat apo deputetët e LSI.
Ndaj PS-ja , duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më. Sepse tani edhe PD nuk po kërkon largimin e qeverisë PS-LSI, por vetëm largimin e PS

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.