Demokracia shqiptare në stanjacion

Demokracia shqiptare në stanjacion

60
SHPËRNDAJE

Demokracia shqiptare qëndroi në stanjacion në vlerësimin e Freedom House për vitin 2016 në 4.14 pikë në një shkallë nga 1 në 7 ku 7 përfaqëson nivelin më të ulët të demokracisë dhe 1 nivelin më të lartë. Vlerësimi qe në të njëjtin nivel në vitin 2015, ndërsa Shqipëria gjykohet se pësoi ndryshime për mirë në vitet 2014 dhe 2015.

Shtëpia e Lirisë i jep demokracisë shqiptare vlerësim pozitiv për ‘procesin elektoral’ ndërsa mori pikë negative në zhvillimin e medias së pavarur. Treguesit e tjerë mbetën të pandryshuar. Niveli i demokracisë në Shqipëri aktualisht vlerësohet më keq nga sa qe në vitin 2007.

Media shkon më keq

Anësia politike e televizioneve qe veçanërisht e dukshme gjatë zgjedhjeve të fundit. Televizionet mbeten burimi kryesor i informacionit politik por interesat tregtarë dhe politikë të pronarëve të televizioneve shpesh ndikojnë te raportimi. Vetëcenzura dhe komformizmi dëmtojnë pavarësinë editoriale dhe pluralitetin e këndvështrimeve. Ndërsa disa gazetarë investigativë raportojnë me integritet dhe kurajë, në një vend me korrupsion të gjithëpërhapur dhe pandëshkueshmëri të elitave, këto gazetarë mbeten një përjashtim nga rregulli”, vijon më tej raporti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.