Deklarata e Saimir Tahirit para gazetarëve

Deklarata e Saimir Tahirit para gazetarëve

58
SHPËRNDAJE

Sot ka përfunduar seanca e parë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila është shtyrë për nesër paradite në orën 10:00 nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari ka kërkuar 3 ditë kohë për mbrojtjen dhe afati i fundit i është vendosur ditën e nesërme.

mbledhje ka patur debate dhe tensione midis deputetit të PD Enkelejd Alibeaj dhe Ruçit, pasi ky i fundit ka deklaruar se Këshillit i duhet kohë në raport me seancën e Kuvendit.

Ai ka shtuar se me rregullore Këshilli ka kohë 4 javë.

Pas përfundimit të seancës Saimir Tahiri është shprehur se:

Unë besoj se jeni të gjithë të qartë dhe dëgjuat edhe vetë me veshët tuaj historinë që unë e quaj estradë, por le të presim deri në momentin e fundit kurdo qoftë, pa lënë asnjë hall dhe asnjë shteg për të bërë drejtësi deri në fund.

Nuk keni parë gjë akoma ju thashë, ju duk si mënyrë e mirë për të bërë çdo lloj historie, por po jua them prapë: Bëni durim siç po bëj unë durim, më besoni unë barrën e kam shumë më të madhe se ju, por bëni durim se e vërteta do dali në dritë dhe nuk do vonojë shumë dhe nuk do lë rast pa i shkuar pas për të zbardhur të vërtetën.Do jemi të kënaqur kur e vërteta të dalë në sytë e shqiptarëve për gjithçka që ka ndodhur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.