Dalin pamjet e 6 milion € droge, nisur nga brigjet shqiptare.

Dalin pamjet e 6 milion € droge, nisur nga brigjet shqiptare.

82
SHPËRNDAJE

Droga e kapur mëngjesin e djeshëm në brigjet italiane kishte një vlerë tregu 6 milionë euro. Dy skafistët shqiptarë të vënë në pranga do të përballen me drejtësinë italiane.

Për dy skafistët vlonjatë, të arrestuar një ditë më parë për drogën e kapur në afërsi të brigjeve të Leçes në Itali, është ngritur akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës. Guardia di Financa italiane ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar në orët e para të së djelës, ku u kap një gomone me drogë e nisur nga Shqipëria. Sipas policisë italiane, droga me peshë 633, 85 kg kishte një vlerë tregu 6 milionë euro.

Dy trafikantët që ndodheshin në gomone u përpoqën t’u shmangeshin disa herë patrullave të policisë dhe lëndën narkotike e hodhën në det.

Në deklaratën për shtyp të dhënë për këtë operacion, Guardia di Financa italiane informon gjithashtu se prej fillimit të vitit 2017 janë sekuestruar përmes detit rreth 24 tonë marijuanë e Policia Financiare e Puglias ka arrestuar 32 skafistë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë të vitit 2016 janë sekuestruar rreth 22 tonë marijuanë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.