Cilat janë përparësitë e mësimit të fesë në shkollë?

Cilat janë përparësitë e mësimit të fesë në shkollë?

24
SHPËRNDAJE

“Meqenëse thirremi në vlera evropiane dhe synojmë të ndjekim shembujt e tyre të rregullimit politiko­shoqëror, kjo nuk do të na dëmtonte, por do ta përmirësonte gjendjen e edukimit – në veçanti fillor dhe të mesëm”.

Studiuesi i shkencave sociale, Arian Xhezairi, shpreson që këto deklarata të jenë të sinqerta, jo vetëm për të fituar poenë politikë te masa e gjerë. Sipas tij, cilësinë e edukimit në vendet e BE-së, nuk e ka dëmtuar aspak përfshirja e mësimit fetar.

“Meqenëse thirremi në vlera evropiane dhe synojmë të ndjekim shembujt e tyre të rregullimit politiko­shoqëror, kjo nuk do të na dëmtonte, por do ta përmirësonte gjendjen e edukimit – në veçanti fillor dhe të mesëm”, ka thënë ai për Telegrafin.

 Xhezairi ka shtuar se përparësitë e mësimit të fesë në shkolla janë të shumta, meqë do të shtonte “njohuritë mbi multikulturalizmin”.

“Fetë me vete sjellin edhe kulturë, etikë e moral”, thotë ai. “Ndaj, është qesharak dhe naiv pretendim i atyre që theksojnë se mësimi i fesë në shkollë sjell rrezik dhe se e dëmton sekularizmin në shkollat tona”.

Xhezairi ka theksuar se si aktivist në çështje të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, prej hulumtimeve ka vërejtur tendencën e grupeve terroriste për t’i joshur grupmoshat e reja.

“Jo rrallë të rinjtë që bien pre e një manipulimi të këtillë, kanë pak apo hiq njohuri mbi filozofinë e besimit të cilit i përkasin. Si rrjedhojë, manipulohen e bëhen për të besuar ideologji të dëmshme e shkatërruese që as për afër nuk përkojnë me themelet e besimit”, ka theksuar ai. “Por, vendimi i mundshëm për ta futur mësimin fetar në kurrikulën shkollore, kërkon grupe punuese e ekspertësh që të diskutojnë e të hartojnë propozimet se si do të dukej dhe çfarë do të përmbante një lëndë e tillë – në bashkëpunim të ngushtë me institucionet fetare, përkatësisht BIK-un dhe Ipeshkvinë”.

Sociologu dhe njohësi i sekularizmit, Shkodran Ramadani, mendon se futja e mësim-besimit ka disa dobi, e njëra nga to është se do të largohej monopoli i të mësuarit të fesë vetëm nga klerikët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.