Burri plagos me thike gruan e cila ishte kthyer e dehur nga...

Burri plagos me thike gruan e cila ishte kthyer e dehur nga festa me shoqet 

30
SHPËRNDAJE

Zbardhet konflikti në familjen nga Fushë-Kruja, ku burri goditi me thikën e bukës bashkëshorten e tij. Gazeta Panorama shkruan sot se 53-vjeçarja nga Fushë-Kruja Q.R, ka përfunduar në spital për shkak se ka festuar deri vonë me shoqet dhe shkuar në shtëpi e dehur.

Bashkëshorti i saj nuk e ka pranuar dot faktin që ajo ishte vonuar dhe mbi të gjitha kishte shkuar në shtëpi e dehur dhe ka nisur t’u kërkojë llogari.

Në këtë situatë, ndoshta dhe e pavetëdijshme gruaja i është përgjigjur: “Nuk të jap llogari ty, më lër rehat”
Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari Ramazan Ramaj të marrë thikën e bukës dhe të godasë pa mëshirë gruan e tij duke e lënë të plagosur rëndë. Fatmirësisht kanë ndërhyrë familjarët e tjerë, të cilët edhe kanë transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë
“Nuk mund ta pranoja përgjigjen e saj. Nuk doja që situata të arrinte deri në këtë pikë, por e qëllova në gjaknxehtësi e sipër”,- ka thënë burri në dëshminë e tij në polici.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.