“Brexit” – Tërmet në tregjet financiare botërore, sterlina kokëposhtë

“Brexit” – Tërmet në tregjet financiare botërore, sterlina kokëposhtë

77
SHPËRNDAJE

Tregjet financiare  botërore reaguan ndjeshëm me ulje pas rezultateve të deritanishme të referendumit për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Në Japoni, treguesi “Nikkei” ishte sot në mëngjes minus 7,1 për qind.

Në Hongkong, treguesi “Hang Seng” ishte minus 4,5 për qind.

Në Kinë, indeksi “Shanghai Composite” ishte minus 1,19 për qind.

Në Australi, indeksi “S&P/ASX200” ishte minus 3,8 për qind.

Në Indi, treguesi “Bombay Stock Exchange” ishte minus 3 për qind.

Në Londër, indeksi “FTSE 250” ishte minus 6,74 për qind.

Në Stamboll, treguesi “BIST 100” ishte minus 4 për qind.

Frika se britanikët do të largohen nga Bashkimi Evropian e çoi sot sterlinën në nivelin më të ulët pas më shumë se 30 viteve.

Ajo ishte sot nën 1,3 dollarë, për herë të parë që prej vitit 1985.

Sipas rezultateve zyrtare, 52% e britanikëve kanë votuar pro daljes së vendit të tyre nga Bashkimi Evropian; ndërkohë që 48% kanë votuar në favor të qëndrimit në Union.

Kryeministri David Cameron kishte paralajmëruar se vendimi në favor të “Brexit” mund ta çonte ekonominë e vendit në recesion.

Nga ana tjetër, çështja më e diskutuar në Angli është bërë menjëherë e ardhmja politike e vendit pas referendumit.

Politikanë skocezë sinjalizuan mëngjesin e sotëm pa humbur kohë se mund të organizojnë një plebishit të dytë për pavarësi.

Rrjedhimisht, vendimi i referendumit në Angli për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian duket se do të provokojë një sërë efektesh negative.

Analistët i tremben një efekti domino të mundshëm, që largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni mund të shkaktojë në ekonominë globale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.