Bie numri i lindjeve në Shqipëri

Bie numri i lindjeve në Shqipëri

49
SHPËRNDAJE

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi së fundmi botimin “Femra dhe Meshkuj në Shqipëri 2016”, me mbështetjen financiare dhe teknike nga UN Women.

Sipas raportit të INSTAT-it, numri i lindjeve gjatë vitit 2015 është afërsisht 32,7 mijë lindje. Në vlera absolute INSTAT raporton se rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2014 është afërsisht 3 mijë lindje.

INSTAT bën të ditur se raporti gjinor në lindje është 1,1 që tregon se në 100 lindje vajzash lindin 110 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 1,06 që tregon një preferencë për lindjet e gjinisë mashkullore. Për lindjet meshkuj, INSTAT raporton se ka një rënie 8%, ndërkohë për lindjet femra rënia është 9%.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.