Berisha: Si po i vjedh Edi Rama naftetaret ne Ballsh,edhe të ikurit...

Berisha: Si po i vjedh Edi Rama naftetaret ne Ballsh,edhe të ikurit nga kjo jete

100
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, lidhur me punëtorët e Uzinës së Ballshit, të cilët prej pak ditësh kanë dalë në protestë pasi nuk kanë marrë rrogën.
Një qytetar i është ankuar Berishës, se Rama dhe pronari i kësaj uzine, nuk po i japin lekët e babit, i cili ka qenë punëtorët në uzinën e Ballshit deri para një viti.
Ai thotë se para një viti humbi jetën, ndërsa ende nuk ka marrë ate  çfarë i takonte të atit, duke akuzuar Ramën se po vjedh edhe të vdekurit.
Reagimi i Berishës
Rama dhe Beso i tij vjedhin te vdekurit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pèrshèndetje ju uroj si fillim shèndet ,po ju dergoj keté mesazh dhe pse njèrzit qè tè deshèn dhe duan mund tè sjellin nè adresèn tuaj shum padrejtèsi ,por mua ky shqetèsim drejtuar juve sikur mè lehtèson shpirtin e Tim Eti ,pavarsisht lexohet apo jo une po shprehem ,dua qè dikush tè me degjoj jemi njè fis qe vite ja kemi dhèn votèn PD dhe kur im at kèrkonte pune me lot ne sy dikush ati qe ishte me PS thoshte ste fusim dot se je me PD .
Ju lutem Zoti Sali Berisha babi im ne Mars bèn vitin qè nuk èshte me nè jet por puna qè ai punoi me shpirt e gjak ne UZINÈN e Ballshit nuk i kan shlyer rrogat e tyre ku shkonin nè pun ma tè drejt rroge ,ju lutèm kush vall i gèzon lekèt e tija nuk kèrkoj lèmosh por djersèn mundin gjakun e tij ku ikèn vall ?!flasm me lot nè sy si mund tè bèsh hasha djersèn e dikujt ?!do doja qè dikush ati mè i fort se mua ta ngrej si çèshtje ku vajtèn rrogat e puntorve tè Uzinèn sè Ballshit çfar po bèhet me to ?! Ju faleminderit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.