BE-ja akuzon Google, Androidi dominon në treg

BE-ja akuzon Google, Androidi dominon në treg

35
SHPËRNDAJE

BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka akuzuar Google ne lidhje me abuzimin qe po kryen me pozitën dominuese të sistemit operativ Android ne perdorimin e celularareve, duke hapur një front të dytë kundër gjigandit të teknologjisë të SHBA-se që mund të çojë në gjoba të mëdha.

Perfaqsuesi i ngarkuar per kete ceshtje i Bashkimit Evropian, tha se Google Search dhe shfletuesi Google Chrome ju heqin konsumatoreve mundesine e zgjedhjes se aplikacioneve te tjera qe mund tu ofrojne te njejtin sherbim.

Google tashmë po përballet edhe me akuzat e BE-së në lidhje me promovimin e shërbimit tregtar në kërkimet në Internet në kurriz të shërbimeve rivale.

Gjasat janë qe Google në rastin “Android” te gjobitet me nje shifer te konsiderueshme.

Vitin e kaluar kompania pagoi 11 miliardë $ per shitjen e reklamave në telefonat Android përmes aplikacioneve të saj si Maps, kërkoni, Gmail.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.